Itali, shqiptari kapet me mbi 1 milion euro kokainë
Një shtetas shqiptar me banim në Gjermani është ndaluar nga autoritetet italiane pas një kontrolli rrugor të Policisë financiare.
Në automjetin e tij u gjetën fshehur 10 kg kokainë e cilësisë mjaft të pastër me vlerë përfitimi me mbi 1 milionë euro.
Droga ishte e konfeksionuar në 9 pako dhe e fshehur në dy vende të modifikuara enkas në automjetin e tij.
Shqiptari u ndalua nga Policia financiare e Veronës në kalimin e Autostradës AFFI. Për autoritetet italiane ai ka rrëfyer se po udhëtonte për pushime, por në bagazhin e tij nuk kishte asnjë valixhe.
Nervozizmi i shqiptarit e alibia e udhëtimit turistik, nuk kanë bindur autoritetet italiane të cilët vendosën të bëjnë një kontroll më të imët të automjetit.
Falë nuhatjes së qenit Zack, financierët italianë zbuluan sasinë e kokainës së sekuestruar.
Shtetasi shqiptar është vënë nën pranga në burgun e Veronës e ndodhet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore./oranews/



























