15:38 / 03.08.2019
Gjuajti shtëpinë me kallashnikov për shkak të një prone
Një person është arrestuar në fshatin Skifteraj të Vitisë, i cili për shkak të një mosmarrëveshje rreth një prone kishte shkuar tek shtëpia e viktimës mashkull dhe kishte gjuajtur me armë.
Në vendin e ngjarjes nuk është gjetë ndonjë dëshmi, kurse nga i dyshuari është konfiskuar një armë automatike AK-47 me gjashtë copë fishekë.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.























