11:55 / 05.08.2019
Gjendet një mjet shpërthyes në Novobërdë
Një person në Novobërdë ka njoftuar policinë se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa, njësiti për deminim i FSK-se dhe KFOR-it kanë asgjësuar mjetin e dyshuar.























