Dhunoi dhe kërcënoi me armë babain 78 vjeçar, arrestohet i biri
BKT
Kronika

Dhunoi dhe kërcënoi me armë babain 78 vjeçar, arrestohet i biri

Një 43 vjeccar ka dhunuar dhe ka kërcënbuar me armë babain e tij 78 vjeccar në Mirditë.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. N.( T.), 43 vjeç, ku dhe ka sekuestruar 1 armë zjarri “pistoletë” me krehër me 5 fishekë, 1 armë zjarri automatike model 56 me 2 krehra me 30 fishekë, 15 fishekë luftarakë model 56.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë
Mirditë

Ushtron dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij duke e kanosur me armë zjarri, arrestohet në flagrancë nga Policia

Gjatë kontrollit, i sekuestrohen armë dhe municione.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. N.( T.), 43 vjeç, banues në fshatin Fang, Mirditë.

Ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij 78 - vjeçar, si dhe e ka kanosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- 1 armë zjarri "pistoletë" me krehër me 5 fishekë
- 1 armë zjarri automatike model 56 me 2 krehra me 30 fishekë
- 15 fishekë luftarakë model 56

Materialet procedurale në ngarkim të tij, iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për veprat penale: "Dhuna në familje", "Kanosja", "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".


MË SHUME NGA Kronika