Brenda 24 orëve në Prishtinë raportohen tri raste të dhunës në familje
BKT
Kronika

Brenda 24 orëve në Prishtinë raportohen tri raste të dhunës në familje

Gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje vetëm në rajonin e Prishtinës.

 “Viktima femër K-Shqiptare njofton se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar .Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti duke u hetuar nga njësitë relavante”, thuhet në raportin e policisë.

Në rastin e dytë një person është arrestuar pasi ka bërë presion të vazhdueshëm ndaj viktimës femër K-Shqiptare.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet, rasti në procedurë të rregullt.

Kurse në rastin tjetër i dyshuari mashkull është arrestuar pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër K/Shqiptare.

Viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore, ndërsa është informuar mbrojtësi i viktimave dhe QPS-ja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.


MË SHUME NGA Kronika