12:31 / 08.08.2019
Një punëtor rrëzohet në vendin e punës, dërgohet në QKUK
Një person në Pejë, ka pësuar lëndime pasi që dyshohet se i njëjti është rrëzuar në vendin e punës, njofton Policia.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile -jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin është informuar dhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.























