12:06 / 09.08.2019
Policia arreston një person në Ferizaj për posedim të substancave narkotike
Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që tek ai janë gjetur disa substanca narkotike.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, është konfiskuar rreth trembëdhjetë (13) gramë substancë narkotike e llojit heroinë dhe para të gatshme.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























