13:11 / 09.08.2019
Shtatë të lënduar nga aksidenti mes tri veturash
Në fshatin Klinë e Ulët dje ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tre veturave, dy civile dhe një zyrtare.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë meshkuj dhe dy femra.
Policia bën të ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.























