10:24 / 16.08.2019
Gjen portofolin e humbur të një personi dhe nuk e kthen, arrestohet
Një person është arrestuar në stacionin e autobusëve në Prishtinë, pasi i njëjti ka gjetur portofolin i cili i kishte humbur viktimës në të cilin kishte para rreth 1570 € dhe nuk e kishte raportuar askund.
I dyshuari është zbuluar përmes kamerave të sigurisë.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.























