13:35 / 20.08.2019
Tre vëllezër përleshen mes vete në Gjakovë, policia i arreston
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre vëllezër të komunitet rom në Gjakovë, pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, tre vëllezërit për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me një borxh, janë përfshirë në rrahje mes veti, po ashtu njëri nga të dyshuarit që kishte tentuar t’ i ndajë dy të dyshuarit ka kanosur me therje (me thikë) njërin prej tyre.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.























