13:40 / 20.08.2019
Dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet burri në Istog
Një person është arrestuar në Istog, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.























