Kapet 52-vjeçari që shpërndante drogë në Tiranë
Policia e Tiranës ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Në pranga është vënë një person, i cili shpërndante lëndën narkotike.
"Bazuar në informacionin e siguruar, Specialistët për Hetimin e Krimit në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, në rrugën “Sulejman Delvina”, kanë identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin A.V., 52 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 257 gr. lëndë narkotike Cannabis Sativa", sqaron policia.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.V.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike"./oranews/























