Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë
BKT
Kronika

Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë

Policia ka arrestuar sot një person të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë” që ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Bëhet e ditur se policia ka arritur të identifikojë tre personat e dyshuar të përfshirë në rastin e mbrëmshëm, dhe me urdhër të prokurorit të shtetit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer kontrolle në tri lokacione.

Në njërën prej lokacioneve policia ka gjetur dhe arrestuar F.M, mashkull, 39- vjeç, shtetas i  Kosovës.

Gjithashtu nga ana e hetuesve policorë është sekuestruar një veturë e tipit BMW, e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë janë në kërkim të dy personave të tjerë që dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast.


MË SHUME NGA Kronika