14:00 / 01.09.2019
Digjet kompleksi i një fabrike në Deçan
Një person ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë kompleksi i një fabrike në Deçan.
Po ashtu, është djegur edhe një stallë e bagëtive. Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar.























