10:04 / 02.09.2019
Fshehu marihuanën në helmetë, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar pasi në helmetën e tij, është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit ‘marihuanë’.
“Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar, i cili ishte me një skuter. Gjate kontrollit në helmetën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit ,, Marihuanë’’ me peshë prej 16 .0 gr. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë.























