09:52 / 05.09.2019
Greqi, i riu shqiptar plagoset rëndë në aksident
Një i ri shqiptar është plagosur si pasojë e një aksidenti në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën nga Harakas për Metaxochori, në prefekturën e Heraklion.
Sipas mediave greke, shqiptari 22-vjeçar është dërguar në spital me plagë të rëndë.
Shqiptari u dërgua në spitalin Venizelio, ndërsa rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.























