11:24 / 05.09.2019
Plagosje në Prishtinë, kapet i dyshuari
Është arrestuar një i dyshuar në Prishtinë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me armë zjarri ka plagosur një person të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit.
“Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja, ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij është gjetur një armë zjarri AK-47 me dhjetë fishekë, një gëzhojë dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë.























