Shfaqen maskat në Drenas, grabisin një person
BKT
Kronika

Shfaqen maskat në Drenas, grabisin një person

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në fshatin Zabel i Epërm në Drenas.

Rastin e ka bërë të ditur policia e Kosovës.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e tij tek nënkalimi në fsh. Zabel i Epërm para tij ishte ndalë një veturë pa targa nga aty kishin dalë dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë të shkurta. Sipas viktimës, nën kërcenim të armeve, ia kishin grabitur një shumë parash”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat janë duke e hetuar rastin, nuk raportohet për të lënduar apo arrestuar.


MË SHUME NGA Kronika