15:47 / 14.09.2019
Katër persona të lënduar në një aksident në Podujevë
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 13:00.
Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ka ndodhur në fshatin Penuh të Podujevës.
Në aksident janë përfshirë dy vetura.
Policia i ka thënë se të lënduarit janë dërguar në QKMF-në e Podujevës për të marrë trajtimin e duhet.
“Pak para orës 13:00 dy vetura janë përfshirë në një aksident ku katër persona kanë mbetur të lënduar. Fillimisht janë dërguar për tretman mjekësore në QKMF të Podujevës ndërsa më pas janë dërguar në QKUK”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.























