10:58 / 17.09.2019
Bashkëshorti rrah gruan në Malishevë
Një femër ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Siç bën të ditur Policia, viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur në Malishevë pasditen e djeshme.























