Aktakuzë për sulm seksual ndaj një fëmije në Prizren
BKT
Kronika

Aktakuzë për sulm seksual ndaj një fëmije në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka ngritur aktakuzë kundër F.J., i cili gjendet në paraburgim nga 27 gushti për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri F.J., me datë 24.08.2019, në intervalin kohor 13:18-13:25, në rrugën “Remzi Ademaj”, saktësisht nën “Urën e Gurit” në Prizren, prekë personin tjetër me qëllim seksual, dhe atë fëmiun E.K., duke e ditur që i njëjti është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, në atë mënyrë që pasi e sheh të njëjtin tek “Ura e Gurit”, për ta joshur e thërret që t’ia blejë një pije dhe pasi ia blenë pijen, kërkon që të shkojnë nën urë duke i thënë se aty është më freskët, ashtu që së bashku me fëmiun – të dëmtuarin, shkojnë në pjesën e nën urës, aty ia zhvesh pantollonat dhe filllon ta prekë me qëllim seksual”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.


MË SHUME NGA Kronika