10:59 / 27.09.2019
Rrahje e rëndë mes disa personave në Shtime, një i lënduar dërgohet në QKUK
Një rrahje e rëndë ka ndodhur dje në Shtime.
Policia e Kosovës ka treguar se ka arrestuar dy të dyshuar lidhur me rastin.
Ata dyshohet se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimat e gjinisë mashkullore.
Njëri nga viktimat është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, kurse tjetri është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.























