​Dy raste të vjedhjeve në veri të Mitrovicës
BKT
Kronika

​Dy raste të vjedhjeve në veri të Mitrovicës

Dy raste vjedhjesh janë raportuar gjatë ditës së djeshme në veri të Mitrovicës, njofton Policia e Kosovës.

Rasti i parë ka ndodhur në Leposaviq, ku  një ankues i komunitetit serb ka raportuar se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe nga aty ia kanë vjedhur një çantë dore me dokumente personale të veturës dhe një shumë parash.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në Zveçan një person i komunitetit serb raporton se nga persona të panjohur është thyer dera e një objekti dhe nga aty janë vjedhur para të gatshme.


MË SHUME NGA Kronika