12:49 / 28.09.2019
Sulmon infermieren në vendin e punës, një i arrestuar
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi kishte sulmuar një infermiere në kryerje të detyrës.
Rasti ka ndodhur në rrugën e Pejës, dje në ora 19.28, derisa i dyshuari që po kërkonte ndihmë mjekësore, në shenjë pakënaqësie, ka tentuar ta sulmojë fizikisht dhe ka kanosur një infermiere.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.























