​Plaçkiti “Money Gram”, 5 vjet burg
BKT
Kronika

​Plaçkiti “Money Gram”, 5 vjet burg

Gjykata Themelore në Ferizaj shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit R.Sh., i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale grabitja sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kryetari i trupit gjykues Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar, pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprën penale me të cilën e ngarkon akuza, të pandehurin R.Sh, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej pesë vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej 1.000 euro.

I pandehuri akuzohet së më 17 prill 2019 në Ferizaj, në një prej pikave të ‘Money Gram’, pronar i të cilës është i dëmtuari H.H., së bashku me dy të pandehurit e tjerë C.G. dhe G.G., të cilët gjenden në arrati, me qëllim të përfitimit pasuror, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kishin hyrë në këtë lokal  dhe kanë marrë kasën me para në vlerë prej 8.000 eurove.


MË SHUME NGA Kronika