Grabitje e armatosur në Skenderaj
BKT
Kronika

Grabitje e armatosur në Skenderaj

Policia raporton se mbrëmë në fshatin Polac të Skenderajt ka ndodhur grabitje në një pompë të derivateve.

Sipas ankuesit, roje e pompës, në lokal  kanë hyrë brenda dy persona të maskuar dhe të armatosur të cilët kanë shkrepur me armë zjarri duke arritur që t’ia grabisin para të gatshme. 

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë e kalibrit 6 mm. Nuk raportohet për të lënduar dhe për dëme materiale. Të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur me një veturë pa targa.


MË SHUME NGA Kronika