11:48 / 14.10.2019
Rrah gruan dhe djalin, arrestohet
Policia në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar për shkak se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij.
Si pasojë e sulmit viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.























