Sarandë, gjendet e vdekur në banesë një grua

Sarandë, gjendet e vdekur në banesë një grua

Gjendet e vdekur në rrethana të mistershme një grua në Sarandë. Ngjarja është shënuar paraditen e sotme, ku në shtëpinë e saj është gjetur e pajetë, një grua e moshuar .

Viktima, është identifikuar si Lefteri Talo, 80 vjeçe, e cila u gjet nga policia paraditen e kësaj të hëne.

Gjithçka pasi e moshuara kishte ditë që nuk dilte nga banesa, duke bërë që fqinjët e saj të njoftojmë policinë.

E moshuara e cila jetonte e vetme në apartament, u gjet në banesën e saj në lagjen nr.4.

Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale, ndërkohë që po hetohet për të kuptuar se kur ka vdekur.

 Mësohet se gruaja jetonte e vetme, ndërkohë që ishte nënë e dy vajzave, të cilat ishin të martuara./oranews.