11:40 / 16.10.2019
Konfiskohen rreth 3 kilogramë marihuanë në Fushë Kosovë, dy të arrestuar
Policia e Kosovës ka arrestua dje rreth orës 17:30 dy të dyshuar.
Ata kanë konfiskuar 2.84 kilogramë drogë (2846.5 gramë) të llojit marihuanë, dy vetura, tre telefona dhe 980 euro para të gatshme, transmeton Klan Kosova.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.























