Përfshihet nga zjarri stalla në Podujevë
BKT
Kronika

Përfshihet nga zjarri stalla në Podujevë

Në fshatin Llaushë e Ulët të Podujevës është raportuar se për shkaqe ende të panjohura një zjarr e kishte përfshirë një stallë, në të cilën kishte mjete bujqësore, drithëra dhe ushqim të bagëtive.

Si pasojë e zjarrit bëhet e ditur se janë shkaktuar dëme në vlerë rreth 15.850 euro.

Nga ky incident është dëmtuar edhe një pjesë e murit të shtëpisë së vëllat të pronarit të stallës.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin dhe nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

 


MË SHUME NGA Kronika