21:01 / 21.10.2019
I dënuar në Itali me 11 vite burg, kapet në Kurbin 43-vjeçari
Një 43-vjeçar nga Kurbini është arrestuar për llogari të autoriteteve italiane.
Policia thotë se në pranga u vu shtetasi Fred Gjonaj, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
"Gjykata në Forli / Itali, në Prill 2005, e ka dënuar me 11 vite e 3 muaj burgim , për veprat penale"Organizatë kriminale", "Vjedhje me armë" dhe "Plagosje" parashikuar nga Kodi Penal Italian", thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme./oranews/























