I dënuari në Itali për skllavëri e shfrytëzim prostitucioni kapet në Fier
BKT
Kronika

I dënuari në Itali për skllavëri e shfrytëzim prostitucioni kapet në Fier

Një 46-vjeçar fierak në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane është arrestuar.

Ai u arrestua në vendlindjen e tij, në fshatin Radostinë Vadhizë gjatë një operacioni mbrëmjen e djeshme.

Renard (Krenar) Dashi është dënuar me 15 vite e 5 muaj burg nga një gjykatë në Itali për veprat penale “skllavëri e shfrytëzim prostitucioni”.

“Dashi shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Autoritetet Gjyqësore të Milanos Itali e kanë dënuar me 15 vjet e 5 muaj burg për veprat penale të "Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit",”-njofton policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./oranews


MË SHUME NGA Kronika