14:21 / 25.10.2019
Tetovë, arrest për dy gostivaras, posedonin lëndë narkotike
Mbrëmë rreth orës 01.00 në fshatin Siniçan të Tetovës, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë, kanë arestuar personat J.A. (24), J.A. (18) dhe L.E. (32) nga fshati Banjicë e Epërme e Gostivarit.
Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe veturës të markës ‘Golf’, me targa të Gostivarit, në të cilën kanë qenë
tre personat, është gjetur marihuanë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasoj edhe parashtresë adekuate.























