11:02 / 28.10.2019
Dy persona sulmohen me armë në Prishtinë
Policia njofton se dje në orët e mëngjesit në Prishtinë dy persona janë sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur ku përveç sulmit njëri nga ta ka shtënë me armë.
Njëri nga viktimat pëson lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë. Nuk raportohet për të arrestuar.























