14:03 / 28.10.2019
Arrestohet shqiptari në Itali për shpërndarjen e kokainës
Policia italiane arrestoi një 30 vjeçar shqiptar në Marassi për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Ata ndaluan motoçikletën e tij dhe nga kontrolli i gjetën disa doza të vogla kokaine.
Më pas policia kontrolloi në banesën e tij ku gjeti dhe gjysmë kilogrami tjetër si dhe mjetet e përdorura për përgatitjen e lëndës.
Uniformat blu raportojnë se askush nuk ishte në dijeni të aktivitetit të shtetasit shqiptar.
Gjatë kontrollit ata zbuluan se ai ishte klandestin dhe së bashku me të, në komisariat shoqëruan dhe pronaren e banesës që ja kishte lënë me qira.
Ajo deklaron se nuk ishte në dijeni të aktivitetit të 30 vjeçarit./oranews/























