Kërcënohen me armë 2 zyrtarë gjatë punës, në Vushtrri
BKT
Kronika

Kërcënohen me armë 2 zyrtarë gjatë punës, në Vushtrri

Dy persona gjatë orarit të punës janë kërcënuar me armë zjarri nga një i dyshuar.

Në bazë të raportit të policisë viktimat punojnë në Agjencionin Kosovarë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës me ç’rast janë penguar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

“I dyshuari është arrestuar. Me vendim të prokurorit është bërë kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kronika