I çoi marihuanë të burgosurit, kapet i dyshuari
BKT
Kronika

I çoi marihuanë të burgosurit, kapet i dyshuari

Policia ka arrestuar të mërkurën një person pasi dyshohet se i njëjti kishte tentuar të fuste substanca narkotike tek një i burgosur në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku i dyshuari kishte shkuar në vizitë tek një i burgosur dhe ka tentuar të fusë substancë narkotike brenda burgut.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull amerikan/Shqiptar pasi tek i njëjti është gjetur dhe është konfiskuar një sasi me substance narkotike marihuanë, i cili përmes vizitës tek një i burgosur ka tentuar ta fusë substancë narkotike brenda burgut”, thuhet në raportin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika