11:47 / 31.10.2019
Del nga barnatorja pa paguar, arrestohet pejani
Të mërkurën në Pejë është arrestuar një person pasi dyshohet se ka marrë barna në një barnatore dhe nuk i ka paguar
Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, ku i dyshuari kishte hyrë në një barnatore dhe kishte kërkuar disa lloje të barnave.
Pasi i janë ofruar barnat i dyshuari pa e bërë pagesën kishte marrë barnat dhe ishte larguar nga barnatorja.























