Morën me anë të kanosjes 50 mijë lekë, pranga 2 personave në Shkodër
BKT
Kronika

Morën me anë të kanosjes 50 mijë lekë, pranga 2 personave në Shkodër

Dy persona janë arrestuar në Shkodër për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Në kuadër të operacionit të koduar "Truma" u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve E. F. 28 vjeçe, banuese në Velipojë dhe M. B. 46 vjeçe, banuese në Shkodër.

"Kapja dhe arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vasil Shanto”, në vendin e quajtur “Truma”, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, nëpërmjet kanosjes, i kanë marrë shumën 50 000 lekë një shtetaseje", thotë policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma 50 000 lekë dhe dy aparate celulare.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim./oranews/


MË SHUME NGA Kronika