Vetaksident në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit
BKT
Kronika

Vetaksident në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit

Sot në orët e paradites është raportuar se një veturë është përfshirë në një vetaksident trafiku.

Ky vetaksident, sipas policisë, ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit.

“Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje si dhe është njoftuar ekipa mjekësore”, ka thënë për Indeksonline, Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes më të shtuar në trafik, tani në këto kushte atmosferike me të reshura.


MË SHUME NGA Kronika