11:53 / 04.11.2019
Malësi e Madhe, arrestohet i dënuari për narkotikë
Policia e Malësisë së Madhe ka vënë në pranga një të ri të dënuar për lëndë narkotike. Operacioni i koduar “Ivanaj” u finalizua me arrestimin e shtetasit A. R., 29 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe.
I riu ishte në kërkim pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr. 243 datë 21.06.2019, e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./oranews/























