Policia kontrollon shtëpinë e të dyshuarit në Pejë, i gjen arsenal armësh
BKT
Kronika

Policia kontrollon shtëpinë e të dyshuarit në Pejë, i gjen arsenal armësh

Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, me datën 5 nëntor 2019 rreth orës 06:00, të asistuar edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), si dhe njësitë patrulluese, kanë zbatuar urdhërkontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë, për bastisjen-kontrollin e të dyshuarit dhe shtëpisë së tij.

I dyshuari i arrestuar në këtë rast është:

V. S. lindur me 1992 m/k/sh

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar:

Tri armë dhe 3 karikatorë

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, të cilët edhe janë duke u marrë me rastin.

Në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit i dyshuari pas intervistimit ndalohet për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.


MË SHUME NGA Kronika