Grabitet barnatorja në Gjilan
BKT
Kronika

Grabitet barnatorja në Gjilan

Policia në Gjilan njofton se mbrëmë është raportuar për një grabitje të armatosur në një barnatore në rrugën “7 Shtatori” të këtij qyteti.

Grabitja është kryer nga një person i dyshuar (i panjohur) mashkull shqiptar, i maskuar dhe nën kërcënim të armës-pistoletë, nga punëtorët e barnatores ka marr një shumë parash dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar.


MË SHUME NGA Kronika