09:34 / 21.11.2019
Gjirokastër, shpërthim me lëndë plasëse në një banesë
Një lëndë plasëse ka shpërthyer në një banesë në fshatin Shtëpëz të Gjirokastrës.
Burimet bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit të fuqishëm ka dëme të konsiderueshme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Banesa ku shpërtheu lënda plasëse është e shtetasit me iniciale F.T.
Në vendngjarje ka shkuar grupim hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.























