11:51 / 26.11.2019
Blinin mallra me kartela të keqpërdorura, arrestohen tre persona
Policia në Fushë Kosovë njofton se janë arrestuar tre të dyshuar pasi që të njëjtit në bashkëveprim me njëri-tjetrin, përmes kartelave bankare të klonuar kanë blerë online mallra të ndryshme.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt, ndërsa njëri dërgohet në mbajtje.























