11:21 / 27.11.2019
Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në Vushtrri
Policia e Kosovës në Vushtrri raporton se një person ka njoftuar se në dhomën ndejës së shtëpisë së tij kishte gjetur të shtrirë në dysheme pa shenja jete djalin e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe prokurori i shtetit.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma - pistoleta me të cilën dyshohet se kishte kryer aktin viktima, një gëzhojë dhe një predhë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.























