10:32 / 03.12.2019
Arrestohet i dyshuari me vizë të falsifikuar
Është arrestuar një i dyshuar nga Policia e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në Prishtinë.
I dyshuari ka prezantuar pasaportën e Kosovës me vizë false hungareze, njofton Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























