10:58 / 06.12.2019
Klinë, vdes këmbësori nga goditja e kamionit
Një këmbësor është goditur për vdekje nga kamioni mëngjesin e sotëm në Gllarevë të Klinës.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot në orësn 8:50 policia është informuar për një aksident në Gllarevë të komunës së Klinës. Aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti të transportit (kamion) dhe një këmbvësoi-viktimë”.
“Si pasojë ai e ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe këtë e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të trafikut rajonal të Pejës dhe prokurori i shtetit”.























