Hajnat thyejnë zyrat e AGK-së, marrin pajisjet teknologjike
BKT
Kronika

Hajnat thyejnë zyrat e AGK-së, marrin pajisjet teknologjike

Disa persona sot kanë thyer zyrën e Asocacionit të Gazetarëve të Kosovës në lagjen “Pejton” në Prishtinë.

Merret  vesh se hajnat kanë grabitur disa pajisje teknologjike përfshirë aparatin fotografik, llaptop dhe televizorin. Për këtë është informuar edhe policia që ka dalë në vendin e ngjarjes dhe Forenzika për t’i bërë hetimet e nevojshme.

AGK ka reaguar për këtë duke e ftuar policinë që  t’i gjejë kryesit e vjedhjes.

“AGK është jashtëzakonisht e shqetësuar me këtë situatë dhe dënon ashpër këtë akt. Duke pas parasysh faktin që përball zyrës së AGK-së është Katedralja “Nënë Tereza”, si dhe lokalet tjera, të cilat kanë kamera përreth, AGK fton Policinë e Kosovës që të angazhohet maksimalisht në gjetjen e kryerësve të kësaj vepre penale. Pavarësisht kësaj situate AGK mbetet e përkushtuar që ta kryejë misionin e saj e që është mbrojtja e punëtorëve medial dhe avokimi për të drejtat e tyre”, thuhet në reagim.


MË SHUME NGA Kronika