Bie në bunar, ndërron jetë një person nga Skenderaj
Sharr Travel

Bie në bunar, ndërron jetë një person nga Skenderaj

Policia e Kosovës njofton se dje në fshatin Izbicë një person me aftësi të kufizuara mentale dyshohet se ka rënë në një pus (bunar) dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në venin e ngjarjes, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti duke u hetuar.